Omer Bunjaku: Deri dje ishte ëndërr, sot është dëshpërim

Shkupi pësoi humbje nga Ballkani në ndeshjen e parë të fazës së plej of-it në Ligën e Konferencës. Revolta ishte e madhe te tifozët bardheblu, ndërsa dëshpërim nga humbja ka shfaqur edhe drejtori sportiv i Shkupit, Omer Bunjaku.

Marketing

“Një humbje që na trishton të gjithë ne drejtuesit, trajnerët ,lojtarët, Shvercerat dhe gjithë qytetin! Deri dje ishte ëndërr kjo arritje që jemi sot, sot është DËSHPËRIM! Sa shumë kemi arritur në një kohë të shkurtër, sa krenar më bën kjo! Prandaj s’na mbetet tjetër, të gjithë bashkë ashtu siç i ka hije të bashkuar të shkojmë në Prishtinën tonë”, ka shkruar Bunjaku.