Zv/Ministri Bushi: 590 nëpunësit e rinj policor, garantues të ardhshëm të sigurisë së qytetarëve tanë

Pjesëtarët e rinj të policisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut janë garantuesit e ardhshëm të sigurisë së qytetarëve dhe njëherë edhe të institucioneve shtetërore pronë e të gjithë neve. Kështu ka shkruar në faqen e tij zyrtare zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi me rastin e promovimit të 590 policëve të rinj të gjeneratës 2021-2022.

Marketing

Sipas Bushit gjatë periudhës së kaluar është dëshmuar se Ministria e Brendshme brenda saj ka profesionist, ka kapacitet dhe potencial për të kryer më me sukses obligimet dhe detyrat e saj ligjore. Menaxhimi më i mirë organizativ dhe strukturor si dhe menaxhimi i suksesshëm i burimeve njerëzore, tashmë po jep rezultate evidente, ndërkohë që po rrit edhe nivelet e efikasitetit të policisë në të gjitha sferat e veprimit të saj.

Ky është postimi i plotë i Bushit:

Bashkë me kolegun Spasovski, drejtorin e Byros për siguri publike, Sasho Tasevski dhe zëvendësin Arif Asani sot promovuam 590 nëpunës të rinj policor, garantues të ardhshëm të sigurisë së qytetarëve tanë.

Gjatë kësaj periudhe ne si udhëheqësi kemi dëshmuar para opinionit se Ministria e Brendshme brenda saj ka profesionist, ka kapacitet dhe potencial për të kryer më me sukses obligimet dhe detyrat e saj ligjore. Menaxhimi më i mirë organizativ dhe strukturor si dhe menaxhimi i suksesshëm i burimeve njerëzore, tashmë po jep rezultate evidente, ndërkohë që po rrit edhe nivelet e efikasitetit të policisë në të gjitha sferat e veprimit të saj.

Me marrëveshjen e re kolektive arritëm që të sigurojmë pagë shtesë për orët plotësuese të punonjësve tanë të policisë, kurse me rritjen e pagave nga muaji i ardhshëm do të kontribuojmë në motivimin më të madh të tyre.