Ahmeti : Votoni sot dhe zgjidhni këshill komunal funksional

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti nëpërmes një postimi në rrjetet sociale ka kërkuar nga qytetarët e Tetovës që të përkrahin listën e BDI-së për këshilltarë.

Marketing

Ahmeti ka thënë se në lista e BDI-së përbëhet nga té rinjë e të reja të cilët janë të shkolluar e të zot.

Postimi i plotë:

Të dashur tetovarë,

Ju ftoj të votoni sot në zgjedhjet për këshillin komunal të Tetovës dhe të përkrahni listën tonë të përbërë nga kandidatë të rinj, të ditur dhe të zot.

Votoni për numrin 11 sot dhe zgjidhni këshill komunal funksional dhe në shërbim të tetovarëve si dhe partner me qeverinë.