‘Shpërthen’ Dritan Abazoviç: Më rrëzoi krimi i organizuar!

Pas rrëzimit të qeverisë, Dritan Abazoviç deklaroi se e pranon humbjen, por vijoji me akuzat se kundërshtarët politikë janë të lidhur me krimin e organizuar.

Marketing

“Përgëzoj koalicionin e ri të (Alekse) Beçiçit dhe Gjukanoviçit, jemi gati të pranojmë humbjen. Më vjen keq që krimi i organizuar në Mal të Zi vazhdon të përdorë tentakulat e tij për të rregulluar marrëdhëniet politike”, tha zoti Abazoviç.

Ai nënvizoi se nëse formohet qeveria e re para zgjedhjeve, ai nuk do të marrë pjesë në to.
“Dhe e kuptova se as SNP-ja nuk do të bëjë. Le të ulen në tavolinë Milo Gjukanoviç, Aleksa Beçiç dhe Damir Shehoviç dhe të bien dakord për një shumicë të re,” tha Abazoviç.

Më tej, Abazoviç nënvizoi se është shumë krenar për punën që ka bërë qeveria e tij deri më tani.

“Jam shumë krenar për gjithçka që kemi bërë në 100 ditë. Ne do të kujtohemi si qeveria që zgjati më pak, por që mori vendimet më të vështira. Ne jemi këtu për të vazhduar luftën së bashku për një Mal të Zi civil, demokratik dhe ekologjik”, tha Abazoviç pas votimit.