Bardhi shënon dy gola në debutim, por pëson humbje të thellë

Enis Bardhi ka debutuar fuqishëm në elitën e Turqisë. Ai ka shënuar dy gola për Trabzonsporin, që megjithatë u mposht thellë. Kampioni aktual i Turqisë, Trabzonspori, u mposht 5:2 të shtunën mbrëma, në kuadër të xhiros së tretë të elitës turke.

Marketing

Bardhi shënoi në fund të pjesës së parë (45+5’) dhe në minutën e 73-të. Por Antalyaspori shënoi pesë gola për fitoren e thellë. Fernando shënoi për 1:0 në minutën e 14-të, ndërsa Haji Wright realizoi penallti në minutën e 40-të për 2:0.

Pasi Bardhi barazoi shifrat në 2:2, skuadra nga bregdeti kishte fund të furishëm për fitoren e thellë. Gokdeniz Bayrakdar shënoi në minutën e 81-të dhe të 96-të. Ndërkohë Wright shënoi edhe një gol tjetër në minutën e 98-të. Bardhi u aktivizua në minutën e 43-të. Admir Mehmedi dhe Amar Gërxhaliu qëndruan në stol tek Antalyaspori.

Mbrojtësi kosovar, Gërxhaliu, pak ditë më parë firmosi kontratë me Antalyasporin dhe menjëherë u përfshi në ekip për ndeshje kampionale.