Klopp kërkon tre pikë në tavolinë kundër United, kjo është arsyeja

Derbi i javës së tretë në Premier Ligën angleze padyshim që është përballja mes Manchester United dhe Liverpulit.

Marketing

Ndeshja do të zhvillohet ditën e hënë më fillim nga ora 21:00.

Tifozët e Djajve të kuq kanë paralajmëruar protesta para kësaj përballje.

Rreth kësaj çështje ka folur trajneri i Liverpulit Jurgen Klopp.

Tekniku gjerman ka thënë se nëse tifozët e Manchester United protesotojn para ndeshjes duke hyrë në fushën e lojës, ai së bashku me skuadrën do të hipin në autobus dhe do të ikin në shtëpi.

Klopp ka shtuar se nëse ndodh një gjë e tillë do të kërkojnë nga federata tre pikë në tavolinë.

“Nëse përsëritet e njejta situatë si sezonin e kaluar, ne do hypim në autobus dhe do ikim për në shtëpi. Shpresoj shumë që një gjë e tillë nuk do të ndodh, mirëpo nëse ndodh tre pikët duhet t’i marrim ne dhe ndeshja të mos luhet në ndonjë datë tjetër” ka thënë Klopp në konferencë për shtyp.