Ja kur fillon shpërndarja e pensioneve në RMV

Pas miratimit të Informatës për pagesën e pensioneve për muajin gusht 2022 nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Fondi i sigurimeve pensionale dhe invalidore i Maqedonisë së Veriut është i obliguar që të dhënat për pensionet t’i dorëzojë në bankat komerciale më së voni deri më 29 Gusht 2022.

Marketing

Gjithashtu, rekomandohet që bankat e nivelit të dytë, nëpërmjet degëve të bankave, të sigurojnë pagesën në denar të pensioneve për klientët që nuk përdorin kartela, në katër grupe sipas grafikut të mëposhtëm të përbërë sipas masës së pensionit:

Për pensionet deri në 11.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 30 gusht 2022 (e martë)

Për pensionet në shumë prej 11.001-14.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 31 gusht 2022 (e mërkurë)

Për pensionet në shumë prej 14.001-18.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 01.09.2022 (e enjte)

dhe për pensionet mbi 18.001 denarë pagesa duhet të bëhet më 02.09.2022 (e premte).