Çka do të ndodh me 1 shtator? Kurti parasheh dy skenare

Me 1 shtator pritet që të hyjë në fuqi masa e reciprocitetit për targat me Serbinë të cilat kanë shtyrë deri në tensionim të situatës në veri të Kosovës.

Marketing

Lidhur me këtë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se me 1 shtator do të zbatohet njëri nga dy skenarët : ose nuk do të ketë dokumente për hyrje dalje në asnjërin kufi, ose do të ketë për të dyjat.

“Ne kemi bërë një koncesion te madh në datën 1 gusht ku vendimi është shtyrë për një muaj pra prej 1 shatorit. 2679 dokumente janë leshu pa asnjë ankese asnjë incident. Shtyrja nuk është principi, por gjest i vullnetit te mirë karshi ndërkombëtareve. Me datën 1 shtator do të kemi njeri nga dy skenarët ose nuk do të ketë dokumente për hyrje dalje në asnjërin kufi ose do te ketë për të dyjat. Fakti qe nuk do te kemi dokumente nuk do te thotë që na ka njohur Serbia. Por do të jetë reciprociteti si frymë e dialogut.”, tha Kurti në një konferencë për media.

Lidhur me këtë, sot në Kosovë po qëndrojnë emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, si dhe dërguar special i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Pas paralajmërimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e masës se reciprocitetit me Serbinë me datën 1 gusht, një ditë më herë me 31 gusht serbët në veri të Kosovës vendosën barrikada e po ashtu pati edhe gjuajtje me armë ndaj Policisë së Kosovës si dhe keqtrajtim të disa shqiptarëve. Me kërkesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Qeveria e Kosovës vendosi që masa e reciprocitetit me Serbinë të shtyhet për 30 ditë.