Rama në Alpbach: Liberalizoni vizat për Kosovën

Nga Austria, ku është i pranishëm në forumin European Alpbach, me temë “Zgjimi gjeopolitik i BE-së”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e cilësoi të pakuptimtë qëndrimin e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Marketing

Në këtë rast, kryeministri Edi Rama i bëri thirrje Bashkimit Evropian të liberalizojë vizat për Kosovën.

“Ç’është ky zgjim kur ke BE-në realitetin e vetëm gjeografik në harta”, tha kryeministri shqiptar në këtë forum.

“Për të hyrë në vendet e Ballkanit, duhet të hysh në BE. Ky realitet gjeografik nuk trajtohet në mënyrën e duhur”, tha ai.

“Më pak se 2 milionë njerëz mbahen peng në zemër të Europës. Kur vjen fjala për të mbështetur suksesin e dialogut, askush nuk mendon, jepuni njerëzve të drejtën të lëvizin, por le të ketë më shumë dialog konstruktiv”, tha Rama

Në fjalën e tij Rama u shpreh skeptik lidhur me politikat e Bashkimit Europian, që sipas tij nuk duket se po ndryshon.

“Nëse do ta shohim në një pamje të përgjithshme do të ndjeheshim mirë”, tha ai.