Si shoqëri, shpesh japim mendime edhe të pakërkuara.
Në grupin e personave që ndeshen me këtë realitet janë edhe gratë shtatzëna.
Në lëkurën e saj, një gjë të tillë po e përjeton edhe prezantuesja e njohur, Einxhel Shkira që është rreth muajit të gjashtë të pritjës së ëmbël.
Në Twitter, ajo ka ndarë eksperiencën e saj në thuajse çdo hap që bën jashtë.
“Situata tipike shqiptare kur takon dikë që të sheh barkun.
A-Lëre mos e diskuto se nga forma e ke djalë.
Dy hapa më tutje takon një tjetër.
B-Uuuu e paske vajzë sigurt se duket nga barku.