Donte t’i dedikonte çmimin gruas, portieri i ngatërron emrin live (VIDEO)

Në futboll ndodh shpesh që lojtarët t’i dedikojnë gola bashkëshorteve të tyre, ashtu si dhe portieri Brazilian pati të njëjtën dëshirë për t’i dedikuar gruas së tij çmimin e fituar si lojtar i ndeshjes.

Marketing

E ndërsa u përzgjodh lojtari i ndeshjes në takimin kundër Vic Vic AF Vila Prudente përfunduar me shifrat 1-1, portieri i ekipit brazilian Esperanca dëshiroi t’i dedikojë bashkëshortes së tij këtë çmim të fituar, por mesa duket gjërat nuk kanë shkuar ashtu si duhet për Kainan.

Pas përfundimit të ndeshjes, Kainan u intervistua nga gazetarët, episod ky që u bë viral pas një lapsusi të bërë nga portieri. I pyetur se kujt ia kushtonte këtë çmim, portieri u përgjigj se ia dedikonte bashkëshortes së tij duke i përmendur emrin.

“Dedikimi është për gruan time. Falë saj nuk do të isha këtu. Grazy, një përqafim”, tha ai.

Çdo grua do të ndihej krenare në raste të tilla, por për bashkëshorten e Kainan nuk është ky rasti, pasi emri që u përmend nuk ishte i saj.

E ndërsa e kuptoi se çfarë kishte thënë, menjëherë Kainan u përpoq të rregullonte gabimin duke thënë se kishte ngatërruar emrin.

“E ngatërrova emrin e gruas, shpjegon ai para kamerave, duke habitur gazetarin në fushë. Emri është Jucielly, e thashë gabim. E kam seriozisht,” ka përsëritur ai, madje duke qeshur ashtu si edhe vetë gazetari, që me batutë shtoi: “Vetëm mos ia trego lidhjen”. Një situatë e sikletshme dhe tifozët kanë shpejtuar t’i dalin në mbrojtje duke nisur hashtagun #PerdoaJucielly.

https://www.instagram.com/p/ChinsVDjIcQ/?utm_source=ig_embed&ig_rid=99613620-ed10-4b18-9797-d564bd9641b4