“Drita e Gonxhës” dhuroi freski mbi dallgët liqenore të Strugës

Struga si pjesë e gjeografisë kërkimore-shkencore paraqet një target
mjaft të rëndësishëm në hartën e trashëgimisë shpirtërore të
ITSHKSH-së, tha drejtori prof.dr. Skender Asani. Prandaj jo
rastësisht, sipas tij, edhe në Strugë do të funskionojë Qendra e
trashëgimisë kulturore e cila do të mbulojë një gamë të gjerë
aktivitetesh kërkimore në Pellgun e Ohrit.

Marketing

Strugë, 27 gusht – Sot në Strugë udhëtoi karvani i Manifestimit
shkencor –kulturor “Drita e Gonxhës”, me ç’rast para një auditoriumi
të zgjedhur u prezantua strategjia e punës së Departamentit për
trashëgiminë e Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Tereze pranë ITSHKSH-së. Ky
aktivitet u mbajt në bashkëpunim me Këshillin e komunës së Strugës,
kurse kryetarja e këtij këshilli, Arbëresha Vlashi në emër të
kryetarit Ramiz Merko dhe të anëtarëve të Këshillit komunal,shprehi
kënaqësinë që ITSHKSH kishte zgjedhur pikërisht Strugën për të
shpalosur ditën e dytë të edicionit të dytë të manifestimit “Drita e
Gonxhës”.

Koordinatori i këtij manifestimi dhe kryeredaktori i revistës “Drita e
Gonxhës, Emin Azemi, pasi iu dëshiroi mirëseardhje të ftuarve,
prezantoi shkurtimisht përmbajtjen dhe ecurinë e këtij manifestimi,
duke potencuar që në të ardhmen edhe nga ky rajon pritet të ketë
njerëz që do të përfshihen në projektet dhe studimet që do të jenë
pjesë e revistës “Drita e Gonxhës”.

Struga si pjesë e gjeografisë kërkimore-shkencore paraqet një target
mjaft të rëndësishëm në hartën e trashëgimisë shpirtërore të
ITSHKSH-së, tha drejtori prof.dr. Skender Asani. Prandaj jo
rastësisht, sipas tij, edhe në Strugë do të funksionojë Qendra e
trashëgimisë kulturore e cila do të mbulojë një gamë të gjerë
aktivitetesh kërkimore në Pellgun e Ohrit.

“Struga dhe strugantët historikisht kanë luajtur rol të rëndësishëm në
proceset ndërgjegjësuese të popullit shqiptar, duke filluar nga
periudha e pas LDB-së, në demonstrat e 68-tës dhe 81-shit deri te
rezistencën e UÇK-së. Nga ky rajon kanë dalë personalitete të shquara,
të cilët me atdhetarinë e tyre ndikuan në përshpejtimin e proceseve
liridashëse e shtetndërtuese të shqiptarëve”, tha Asani.
Ai me këtë rast falemnideroi Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, në
krye me ministrin Jeton Shaqiri, i cili personasisht është angazhuar
në faktorizimin institucional të ITSHKSH-së.

MASH ka mbështetur veprimtarinë shkencore e hulumtuese të ITSHKSH, tha
ministri Shaqiri dhe sipas tij kjo i atribuohet kryesisht punës
kreative të drejtorit Asani i cili shtë ndër të rrallët që dorëzon
raporte konkrete për punët e kryera të Institutit. Ai pastaj foli për
portretin moral e njerëzor të Nënës Tereze, duke potencuar se ajo
vazhdon të ushtrojë ndikim në ndërgjegjet kolektive të njerëzve.

ITHKH sukseset e veta ia atribuon edhe miqëve e bashkëpunëtorëve të
jashtëm, kontributi i të cilëve është mjaft i qenësishëm në procesin e
verfikimit shkencor. Njëri prej tyre është edhe Don Lush Gjergji, i
cili ka ndjekur hap pas hapi rritën dhe zhvillimin e ITSHKSH-së, duke
qenë jo rrallë edhe konsultantat profesional për tema e çështje të
caktuara. Ai shprehu kënaqësinë që ndodhet në Strugë, në një qytet i
cili sipas tij, dëshmoi se ka zemër të madhe me njerëz të
mrekullueshëm të cilët u treguan të gatshëm të sakrifikojnë për
mbijetesën e vëllezërve e motrave nga Kosova kur ata kalonin momente
të vështira gjatë viteve nëntëdhjetë.

Një popull që nxjerr nga gjiri i vet figura të mëdha, tha Izmit Nura,
zv.drejtor i Agjensisë për Emigracion, e ka dyfish përgjegjësinë më të
madhe, sepse në njërën anë duhet të ndjek modelin që përfaqëson ajo
figurë, dhe në anën tjetër, duhet ta ruajë atë figurë nga trajtat e
ndryshme të abuzimit, sepse jo rrallë ato edhe kepërdoren nga
struktura të ndryshme konjukturale.

“Nëna Tereze për fat të mirë nuk mund të futet në asnjë kallëp që ia
caktojnë të tjerët, sepse ajo veproi jashtë kornizave dhe jashtë
kanoneve të shkruara e të pashkruara. Ajo kishte filozofinë e saj
origjinale të të menduarit dhe vepruarit dhe si e tillë ajo ofroi
mirësinë dhe butësinë njerëzore në komunkimin e përditshëm”, nënvizoi
Nura.

Pjesë e këtij aktiviteti, ishte edhe atmosfera artistike që solli
aktori Xhevat Limani, i cili për audiencën fali emocione pasi deklamoi
disa vargje nga Nëna Tereze.

Takimi me struganët përfundoi me ndarjen e mirënjohjes për Irfan
Vlashin, një atdhetar dhe veprimtar i dalluar i këtij rajoni, me çka
kontributi i tij nuk mund të mos ishte në fokusin e ITSHKSH-së.

 

Marketing