Osmani sot viziton pakicën maqedonase në Shqipëri

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot do të qëndrojë për një vizitë pune në Shqipëri, ku do të takohet me disa përfaqësues të pakicës kombëtare maqedonase dhe disa përfaqësues të pushtetit lokal.

Marketing

Sipas rendit të ditës, rreth orës 10:00, ministri Osmani do të ketë takime në Trobishtë dhe Golobërdo, ndërsa rreth orës 12:30 do të arrijë në rajonin e Pustecit.