Kryeministri Albin Kurti ka reaguar në Twitter pas marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për heqjen e dokumenteve për hyrje-dalje. Ai ka thënë se reciprociteti duhet të jetë fryma e zgjidhjeve parimore. “Reciprociteti duhet të jetë fryma e zgjidhjeve parimore. Javën e kaluar fola me “Die Welt” për masat tona reciproke për targat e makinave dhe dokumentet e hyrje-daljeve me Serbinë, por gjithashtu fola edhe për fuqinë tonë punëtore të re dhe të kualifikuar, luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e demokracisë”, shkroi Kurti.