Pogba kërcënohet nga vëllai i tij: Do ta zbuloni të gjithë se kush është në të vërtetë

Mathias Pogba ka premtuar të zbulojë disa informacione ‘shpërthyese’ për vëllain e vogël, Paul Pogba dhe Kylian Mbappen.

Marketing

Në një video të shpërndarë në llogaritë e rrjeteve sociale të Mathias, duke përfshirë Twitter, 32-vjeçari thotë se do të ndajë të ashtuquajturat ‘zbulime’ sepse shokët e skuadrës dhe sponsorët e Pogba-s “meritojnë të dinë disa gjëra”.

Nuk është e qartë se çfarë ka bërë fituesi i Kupës së Botës për të mërzitur vëllain e tij, i cili ka luajtur për ekipe si Wrexham, Crawley Town dhe Partick Thistle gjatë një karriere 13-vjeçare në futboll.

Ja çfarë tha Mathias në videon që ka marrë mbi 1.2 milionë shikime në Twitter.

“Publiku francez, anglez, italian dhe spanjoll, me fjalë të tjera e gjithë bota, si dhe tifozët e vëllait tim, dhe aq më tepër skuadra franceze dhe Juventusi, bashkëlojtarët e vëllait tim dhe sponsorët e tij meritojnë të dinë disa gjëra.” tha ai.

“Për të marrë një vendim të informuar nëse ai meriton admirimin, respektin dhe dashurinë e publikut. Nëse ai e meriton vendin e tij në ekipin francez dhe nderin për të luajtur në Kupën e Botës, nëse ai e meriton të jetë titullar në Juventus. Nëse ai është një person i besueshëm, çdo lojtar meriton ta ketë në krah të tij. Do t’ju ​​them gjëra shumë të rëndësishme për të dhe do të ketë elementë dhe shumë dëshmi për të vërtetuar fjalët e mia”, u shpreh ai.