LSDM: Mickoski nuk ka njohuri për energjinë

Pas deklaratës së kreut të VMRO-DPMNE-së Hristian Mickovski i mënjëhershëm ka qenë reagimi i LSDM-së. Nga partia në pushtet thonë se Mickoski nuk ka njohuri për energjinë, flet të pavërteta sipas logjikës që dukshëm e ka zbatuar.

Marketing

Si drejtor i ELEM-it, Mickoski është ai që gjatë mandatit të tij në SHA EMV, rrymën e ka blerë me trefishin e çmimit, për 250 e/MWh, në kohën kur rryma shitej me 70 e/MWh. Pa asnjë krizë energjetike. Hristijan Mickoski do të mbahet mend si drejtori më i pasuksesshëm i SHA EMV, e më pas këshilltari i Gruevskit, në kohën e të cilit rryma u rrit për 100 për qind, atëherë kur nuk kishte krizë energjetike deklaruan nga LSDM.