Mijëra qenë endacakë nëpër rrugët e Shkupit

Numri i qenve endacakë në kryeqytet sipas të dhënave zyrtare arrin në disa mijëra. Qytetarët thonë se jo të gjithë qentë endacak janë agresiv, por disa prej tyre i trembin, sepse ka pasur raste kur kanë sulmuar ndonjë banor, posaçërisht fëmijët.

Marketing

“U, sa të duash.
– Keni frikë?
– Kam frikë, sepse me ka kafshuar një qen, ku kam jetuar më parë. ka shumë, lehin shumë. Unë kam frikë nga qentë dhe ndërroj rrugë nëse i shoh”, u shpreh një banore.

Ka plot. Kush i ngacmon, i ngacmojnë edhe ata. Bëhen të rrezikshëm kur i ngacmojnë fëmijët. Unë jo, unë nuk ndjehem në rrezik, sepse s’kam pasur problem. I ngacmojnë fëmijët, pastaj ata reagojnë”, tha një banore.

“Ka, ka, ka shihet që ka. Nuk janë të gjithë të egër, por ka edhe situata kur janë agresiv. Ndikon ndoshta kur janë të uritur, atëherë janë më agresiv. I trembin fëmijët”, tha një tjetër banor.

Gjatë javës së ardhshme Ndërmarrja Publike “ Lajka” do të nis me punën në terren për të numëruar qentë endacak. Nga kjo ndërmarrje thonë se 3 komuna nuk e kanë nënshkruar marrëveshjen duke iu detyruar “ Lajkës” rreth 9 milion denarë. Drejtori i këtij institucioni thotë se për t’u dalë në ndihmë të gjitha komunave nën Qytetin e Shkupit do të duhej sipërfaqe dhe kapacitete edhe se paku tre herë më shumë se ato që kanë aktualisht. Ai kërkon nga qytetarët të tregohen të duruar, sepse rezultatet e punës do të shihen pas 3 apo 4 vitesh.

Për fat të keq ka tre komuna në kuadër të qytetit që njëra palë ka vendosur të mos e nënshkruajë marrëveshjen më ndërmarrjen “Lajka”. Fondet që duhet të dedikohen, sipas vendimit të Këshillit të Qytetit të Shkupit, nuk na kanë mbërritur. Unë u drejtohem atyre komunave, ato janë Komuna e Sarajit, e Çairit dhe e Shuto Orizares. Për vitin 2021 dhe 2022 shuma e papaguar lëviz në rreth 9 milion denarë”, deklaroi Vojslav Dimitrovski- drejtor i NP “Lajka”.

Drejtori i “ Lajkës” thotë se për dy vite nuk është bërë sterilizim i qenve dhe kjo ka bërë që numri i tyre gjatë asaj periudhe të rritet shumë. Qentë qe merren nga rruga pas trajtimit një mujor nëse nuk u gjejnë dot një familje ku t’i strehojnë, i rikthejnë sërish në vendin ku i kanë marrë. Nëse qeni është marr në strehimore sepse ka kafshuar dikë, atëherë i njëjti risocializohet dhe nuk kthehet në rrugë, por gjendet një familje që do të përkujdeset për të. Të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme tregojnë se incidentet nga kafshimi i qenve janë ulur për 20%. /Alsat.mk