Festa e birrës po afron dhe për këtë skuadra e Bayern Munchen organizoi foton tradicionale me birra në dorë. Sadio Mane dhe Noussair Mazraoui ishte të vetmit që nuk pozuan me birrë në dorë.
Sadio Mane njihet si një besimtar i devotshëm i fesë islame. Ylli afrikan njihet si njëri nga futbollistët më humanist në botë.
Ai ka ndihmuar dhe ndihmon në vazhdimësi shtetin e tij, sidomos fshatin ku është rritur, Bangali.