Mihael Rot në Shkup në takime me kreun shtetëror

Kryetari i Komisionit për punë të jashtme të Bundestagut gjerman, Mihael Rot, sot do të qëndrojë për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Rot do të pritet nga presidenti Stevo Pendarovski, ndërsa duhet të ketë takime edhe me zëvendëskryeministrin e angazhuar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq dhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Siç paralajmëruan nga shërbimi i Kuvendit për shtyp, Rot do të ketë takim edhe me kryetarin e Shtëpisë ligjvënëse, Talat Xhaferi, ndërsa do të takohet edhe me kryetarin e Komisionit për punë të jashtme, Antonio Milloshoski.

Mihael Rot para se të zgjidhet deputet në Bundestag, e kreu funksionin e ministrit shtetëror për Evropë në MPJ-në gjermane.