Ecte rrugëve të Shkupit, plagoset 26 vjeçarja

Rasti i dytë i sulmit me armë ajrore në Shkup, brenda pak ditësh.

Marketing

Siç njoftojnë nga MPB, mbrëmë vonë në ora 22:49 në SPB Shkup, nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “Shën Naum i Ohrit” është raportuar se me lëndime trupore nga armë ajrore tek ta është sjellë A.M.M.(26) nga Shkupi.

Sipas A.M.M., ajo është goditur teksa po ecte nga rruga “Stale Popov” drejt rrugës “Prolet”.

Policia thotë se është kryer hetim në vendin e ngjarjes dhe se po punohet për zbardhjen e rastit.