Sulmuesi polak, Robert Lewandowski nënshkroi këtë verë me Barcelonën pas largimit nga Bayern Munich. Ai nënshkroi kontratë trevjeçare me katalunasit. Ndërsa, ka një detaj mjaft interesant në kontratën e tij.
Siç raportohet në mediumet spanjolle në kontratën e Lewandowski është një klauzolë në të cilën nëse lojtari luan më pak se 55% të ndeshjeve në vitin e tij të tretë, klubi mund të ndërpresë kontratën e tij në sezonin e fundit.
Ai është përshtatur shumë mirë te blaugranasit në këtë fillim të sezonit. Pas pesë ndeshjeve të para në La Liga 34-vjeçari ka shënuar katër gola.
Lewandowski së bashku me sulmuesin e Celta Vigos, Iago Aspas janë golashënuesit më të mirë në këtë edicion.
Kujtojmë që transferimi i tij i kushtoi skuadrës së drejtuar nga Xavi Hernandez 45 milionë euro.