Liz Truss është takuar me Mbretëreshën në pallatin Balmoral si pjesë e procesit formal për marrjen e postit të kryeministres së ardhshme të Mbretërisë së Bashkuar.
Kjo pason takimin e Boris Johnson me mbretëreshën i cili paraqiti dorëheqjen më herët këtë të martë.
Truss fitoi me 57 % ose 81,326 vota në krahasim me Sunak i cili mori 60,399 vota.
Truss trashëgon një ekonomi që potencialisht po shkon drejt një recesioni të gjatë dhe do të duhet që menjëherë të ndërmarrë masa për të zbutur krizën e kostos së jetesës.
Liz Truss është kryeministrja e katërt e konservatorëve që nga zgjedhjet e vitit 2015.
Kjo është hera e parë gjatë mbretërimit të saj që Elizabeth e pret kryeministrein e ri të vendit në Skoci.
Për shkak të kushteve shëndetësore Mbretëresha e ka kursyer udhëtimin e gjatë deri në Londër, duke i kryer procedurat protokollare në Balmoral ndryshe nga çdo herë tjetër që pritja është bërë në Pallatin Buckingham.