Nis seanca ndaj Thaçit, Veseli, Jakupit dhe Selimit

Ka filluar seanca e radhës për ecurinë e çështjes në rastin kundër ish-presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Marketing

Seanca ka nisur me prezantimin e palëve.

Në seancë do të diskutohen të gjitha temat që ndërlidhen me shpalosjen e materialeve, hetimet e mbrojtjes dhe të Prokurorisë e detaje të tjera.

Ndërkohë, në javën e tretë të këtij muaji, duke nisur nga 13 deri me 16 shtator, me fillim në orën 9:30, do të mbahen seanca me deklaratat përmbyllëse të prokurorit ndaj rastit të Salih Mustafës.