Mattarella në Tiranë:E ardhmja e Shqipërisë dhe Ballkanit është në BE

Në vizitën e parë zyrtare, presidenti i Republikës së Italisë Sergio Mattarella solli në Tiranë mesazhin se e ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Evropian.

Gjatë një deklarate të përbashkët për shtyp me homologun Bajram Begaj, presidenti Mattarella vlerësoi nisjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, dhe theksoi se Italia do ta mbështesë gjithnjë Shqipërinë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

SERGIO MATTARELLA

PRESIDENT I REPUBLIKËS SË ITALISË

“ E ardhmja e Shqipërisë është në Evropë dhe pa ballkanin perëndimor bashkimi I kontinentit do të ishte I paplotë. Dhe kjo është një pjesë thelbësore e projektit për integrimin e kontinentit. Dhe shqipëria është e rëndësishme në rajon; është për raportin me italinë, është edhe per raportin me be. I thashë presidentit begaj që italia është gjithmonë në krah të shqipërisë në rrugën drejt BE.”

BAJRAM BEGAJ

PRESIDENT I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

“Hapja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian shënon një stacion të rëndësishëm në rrugëtimin tonë, që kërkon përkushtim të shtuar në një proces transformues për të gjitha institucionet dhe ekonominë tonë. Me Presidentin Mattarella biseduam për rëndësinë e vijimit të mbështetjes italiane, si në rrafshin politik, ashtu edhe në atë teknik, në përmbushjen e detyrimeve për anëtarësim dhe përshpejtimin e këtij procesi.”

Nga ana tjetër Presidenti Mattarella theksoi se lidhjet e forta ekonomike mes dy vendeve duke u angazhuar për forcimin e tyre. Gjatë qëndrimit në Tiranë presidenti i Italisë zhvilloi një takim me kryeparlamentaren Nikolla dhe kryeministrin Edi Rama.

Në takimin mes presidentin Mattarella dhe shefit të qeverisë Rama u diskutua për bashkëpunimin në fushën e bujqësisë, turizmit, arsimit.

Marketing