Dhjetë ditë zie në Britani pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II

Dhjetë ditë zie në Britani pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II

Marketing

Britania do të hyjë në dhjetë ditë zie zyrtare për humbjen e Mbretëreshës Elizabeth II, e cila ka vdekur në moshën 96-vjeçare.

Ndërsa përgatitjet po zhvillohen për funeralin, procesi i pranimit për një kreu të ri të shtetit fillon menjëherë, raporton Daily Mail, përcjell Periskopi.

Princi Charles, 73 vjeç, është tani efektivisht mbret, megjithëse protokolli dikton që ai të shpallet si monark i ri një ditë pas vdekjes së Mbretëreshës.