Një sherr i egër mes të huajve ka ndodhur pasditen e së shtunës, në qendër të Selanikut .
Sipas informacioneve të para dy të rinj me plagë me thikë janë dërguar në spitalin e Papageorgiou me ambulancën. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Egnatia dhe Gounari, rreth orës 20:00.
22-vjeçari algjerian ka të paktën tre plagë me thikë, dy në gjoks dhe një në këmbën e majtë dhe një dëmtim në kokë që ndoshta është shkaktuar nga doreza e thikës. I riu ka arritur të ecë në rrugën Ethnikis Amynis ku është rrëzuar para forcave të policisë që janë dërguar në vendngjarje për shkak të marshimeve.
I dyti u mor nga autoambulanca në rrugën Egnatia. Deri më tani nuk dihen shkaqet e ngjarjes së përgjakshme.
Vihet re se në qendër të Selanikut janë më shumë se 3000 policë që marrin pjesë në masat e rendit dhe monitorojnë demonstratat.