Fëmijët e Harry e Meghan shpallen Princ e Princeshë

Pas vdekjes së Mbretëreshës, fëmijët e Harry dhe Meghan janë shpallur automatikisht Princi Archie i Sussex dhe Madhëria e Saj, Princesha Lilibet e Sussex.

Marketing

Ndryshimi është pasojë e konventave të krijuara një vit më parë. Ligjet e vendosura nga Mbreti George V më 1917 thonë se nipërit e monarkut marrin menjëherë tituj mbretërorë.

Si nipër të Mbretit Charles III, Archie dhe Lilibet kanë të drejtën për t’u quajtur Princ dhe Princeshë pasi nuk e merrnin dot këtë titull si stërnipër të Mbretëreshës.

Vitin e kaluar, Meghan tha se djalit të saj, Archie mund t’i mohohej ky titull për shkak të origjinës së tij të përzier. Ajo kujtoi se një anëtar i familjes mbretërore “kishte shprehur shqetësim dhe kishte komentuar se sa e errët mund të ishte ngjyra e tij e lëkurës kur të lindte”.

Dukesha tha se këto komente u bënë në të njëjtën kohë kur çifti mësoi se Archie nuk do të kishte truproja ose titull zyrtar. Ajo shtoi se kishte patur “biseda” gjatë shtatzënisë së saj për ndryshimin e konventës kur Charles të bëhej Mbret, që do të thoshte se Archie mund të humbiste të drejtën e titullit.