Pesë persona kanë ndërruar jetë ndërsa gjashtë të tjerë arritën të shpëtonin pas një përplasjeje “të paprecedentë” midis një varke dhe një balene në det.
Ngjarja ka ndodhur në brigjet e Kaikoura në jug të Zelandës së Re të shtunën.
Kryebashkiaku i Kaikoura konfirmoi se anija 8.5 metra ishte përmbysur pas përplasjes me një balenë, megjithëse ata nuk janë në gjendje ta konfirmojnë këtë.
Craig Mackle tha: “Ne kemi një varkë të përmbysur nga një balenë nga ajo që ne mund të kuptojmë, të dalë nga poshtë.
Një inspektor detar nga Zelanda e Re po vjen nga qyteti i Christchurch për të hetuar se çfarë ka ndodhur.
Pesë trupat u gjetën nga brenda varkës së goditur. Në momentin që ka ndodhur incidenti deti ka qenë i qetë dhe pa valë, sipas raporteve të medieve lokale.
Policia beson se varka është përmbysur në atë mënyrë që një balenë mund të ketë qenë fajtori. Autoritetet kishin përjashtuar mundësinë e një trungu që të përmbyste anijen pasi ka të ngjarë të kishte hapur një vrimë në byk në vend që ta përmbyste. Balenat janë të zakonshme në këtë zonë.