Roma dhe Zaniolo mund të mos gjejnë pajtim për rinovimin e kontratës.
Nicolo Zaniolo po qëndron aktualisht jashtë fushave të blerta, për shkak të një lëndimi, megjithatë ai është aktiv në bisedimet për rinovim kontrate.
‘Il Messaggero’ bën të ditur se Roma nuk janë të gatshëm të plotësojnë kërkesat e Nicolo Zaniolo, për kontratën e re, përcjell lajmi.net.
Italiani ka kërkuar një rritje të madhe në pagë, por ajo s’mund t’i ofrohet.
Roma nuk do të ofrojnë më shumë se 3.5 milionë euro për sezon për Zaniolo. Kjo shumë është dukshëm më e ulët sesa ajo që lojtari është gati të pranojë. /Lajmi.net/