Mediat shqiptare tregojnë temat që i folën Kurti e Rama

Kryeministri Kosovës Albin Kurti u largua sot në mënyrë të befasishme nga konferenca për shtyp duke mos dhënë detaje.
Mënyra e largimit nga konferenca krijojë jo pak shqetësim e hamendësime në medien e Kosovës.

Marketing

Vetëm pas më shumë se dy orëve u kuptua arsyeja. Kryeministri Albin Kurti mbërriti në Tiranë.

Ndalesa e parë dhe e vetme e numrit 1 të qeverisë së Kosovës, Vila qeveritare numër 31 në ish-bllok, ku mikripritësi ishte kryeministri Edi Rama.

Top Channel mëson se në drekën e punës përveç dy kryeministrave ishte edhe zëvendës kryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, njeriu që udhëheq negociatat mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Në takimin prej 120 minuta me vetëm tre protagonistë, kryeministrat Rama e Kurti bashkë me Bislimin, mësohet se është folur për dy çështje:

Dialogun Prishtinë-Beograd dhe sulmet kibernetike në Shqipëri dhe së fundmi edhe në Kosovë.

Duke dalë nga Vila 31, kryeministri Edi Rama e ka vijuar bisedën me zëvendës kryeministrin e Kosovës Besnik Bislimi.

Zyrat e shtypit të dy kryeministrave për momentin nuk bënë asnjë koment për këtë drekë punë në Tiranë.

Për të fundit herë, dy kryeministrat janë takuar në mbledhjen e dy qeverive në Prishtinë, ku u nënshkruan disa marrëveshje.