James Rodríguez do të largohet nga Katari për t’u rikthyer në Evropë. Kolumbiani do të firmosë me Olympiacos, skuadër që ka arritur marrëveshje me Al Rayyan për të marrë shërbimet e mesfushorit.
Sipas “AS”, James do të jetë në huazim, me pagën që do të ndahet mes dy klubeve. Ish-lojtari i Realit ndodhet tashmë në Athinë për të kaluar ekzaminimet mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën e re.
Në Katar, 31-vjeçari luajti 16 ndeshje dhe tani, te grekët e Olympiacos, do të bashkohet me Marcelon, me të cilin ka luajtur te Real Madrid për 6 vite (2014-2020).