Milani nuk lejon befasi, i gëzohet fitores ndaj Dinamo Zagrebit

Milani ka marrë pikë të plota ndaj Dinamo Zagrebit (3-1) në San Siro, në ndeshjen e raundit të dytë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Marketing

Rossonerët kaluan në epërsi në fund të pjesës së parë (45’) me golin e Olivier Giroud nga pika e bardhë.

Me të filluar gjysma e dytë (47’), Rafael Leao dhuroi një harkim të mirë në zonën, të cilin e shfrytëzoi Alexis Saelemaekers për të realizuar me kokë.

Mysafirët ia dolën ta ngushtojnë rezultatin përmes Mislav Orsic, i cili shënoi falë asistimit nga Bruno Petkovic (56’).

Nikoqirët shënuan golin e tretë kur Tommaso Pobega realizoi me goditje të menjëhershme pas asistimit nga Theo Hernandez (77’).