04/07/2024
Ballina Lajme Maqedoni Aksident në Petrovec, lëndohen tre persona

Aksident në Petrovec, lëndohen tre persona

Sot në ora 04:40 në SPB Shkup është paraqitur se në autostradën “Miqësia” para kyçjes për Aeroportin Ndërkombëtar-Shkup, ka ndodhur një aksident në komunikacion në mes automjetit “Rover” me targa të Prilepit drejtuar nga M.M (62) nga Prilepi dhe veturës “Fiat Bravo” me targa të Shkupit drejtuar nga D.G. (66) nga Shkupi.

Marketing

Në aksident lëndime të rënda ka marrë bashkudhëtarët e veturës “Fiat Bravo”, A.D. (61), V.B (39) dhe një e mitur, të gjitha nga Shkupi, të konstatuar në Klinikën “Nënë Tereza”.

Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga policia e SPB Shkup.

Marketing