Nuk ka ndonjë plan për mësim online, Qeveria e RMV-së thotë se mësimi me prani fizike është në interes të nxënësve

Qeveria tani për tani nuk po mendon për zgjatje të pushimit dimëror dhe nuk ka ndonjë plan për mësim online gjatë dimrit, tregoi sot zëdhënësi i Qeverisë Dushko Arsovski, duke theksuar se në seancës e djeshme as nuk është hapur kjo temë.

Marketing

Kjo përgjigje doli nga pyetje rreth kërkesës së disa komunave, përfshirë 9 komunave të rajonit të Pollogut, të cilat kërkuar zgjedhje të pushimit dimëror në shkolla me qëllim kursimin e energjisë elektrike, që komunat ta ndjejnë më pak marrën financiare nga kriza energjetike.

“Qeveria mbetet e përkushtuar në tejkalimin e sfidave që i shkakton kriza energjetike dhe është në komunikim me të gjitha palë e përfshira, përmes Ministrisë së Arsimit. Duam të informojmë se nuk ka ndryshim në mënyrën e realizimit të mësimit me prani fizike në shkollat fillore dhe të mesme”.

“Organizimi në lidhje me harxhimet për ngrohje të shkollave është në kompetencë të komunave, respektivisht vetëqeverisjes lokale dhe për këtë nga Ministria e Arsimit paguhen dotacione andaj vlen të thuhet se ato janë përgjegjës dhe gjithsesi në interes të nxënësve – mësim me prani fizike”- deklaroi Dushko Arsovski, Zëdhënës i Qeverisë.