Ekipi i Gareth Southgate ka pësuar edhe humbjen e radhës, këtë herë nga Italia 1:0.
Në pesë ndeshje sa kanë zhvilluar ‘Tre luanët’ kanë tri humbje dhe dy barazime.
Një seri aspak e mirë për gjigantin evropian.
Këtë takim paraqitje më të mirë kishin anglezët, por nuk arritën të shënojnë.
Ishte Raspadori që me një supergol në minutën e 68`, i dhuroi fitoren Italisë.
Kështu Anglia bien në Ligën B, pasi kanë pozitën e fundit me 2 pikë, kurse Italia në pozitën e dytë më tetë gjithsej.