“Laver Cup”, turneu i lamtumirës së tenistit Roger Federer, ka përjetuar një incident të tmerrshëm.
Gjatë ndeshjes mes grekut Tsitsipas dhe argjentinasit Schëartzman, një aktivist i ndryshimeve klimatike dogji krahun e tij në pistën e “O2 Arena”, në Londër, gjatë një pushimi.
I riu po protestonte kundër avionëve privatë të përdorur në Britani, i veshur me një bluzë ku shkruhej “Fundi i avionëve privatë të Mbretërisë së Bashkuar”.
Një nga punonjësit e sigurimit shoi zjarrin me xhaketën e tij dhe me ndihmën e dy të tjerëve larguan personin që kishte shkaktuar incidentin.