“Grupi i Zjarrit” këto janë funksionarët që u nënshkruan në letrën drejtuar Ahmetit (FOTO)

I ashtuquajturi “Grupi i Zjarrit” nëpërmjet një komunikate të nënshkruar nga disa funksionarë kanë ngritur zërin duke kërkuar nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti që të gjejë zgjidhje për ruajtjen e unitetit partiak.

Marketing

Konstatojnë se:

-Në BDI gati per dy vite nuk ekzistojne dhe nuk themelohen organet statutare partiake!
-Si pasojë e kësaj, vendimmarrja politikeështe bērë pronë individuale!
-Nuk ka debat dhe konsultime me bazat partiake!

-Zgjedhjet kadrovike jane shnderruar ne privilegi tē individit Artan Grubi!
-Nuk ka Llogaridhenie për punen e Qeverise dhe programin politik per gati dy vite!
-Për shkak te mosfunksionimit te jetes organizative të Bashkimit Demokratik per Integrim, ne konstatojme se ka rēnie tê mbēshtetjes per partinē(Zgjedhjet e fundit ne Tetovë)!
-Sjellja arrogante dhe diletante e ekzekutivit ne krye me Artan
Grubin, kane shkaktuar pakënaqësi, revoltë dhe pasivitet te strukturave dhe të votuesve!

Koncentrimi i pushtetit politik, programor e kadrovik tek individi dhe përjashtimi i strukturave meritore nga vendimmarrja politike dhe tendenca per tjetersimin e BDI-sē, ka shkaktuar revoltë tek anëtarésia më meritore për fitoret e BDI-së ne të kaluaren.

Pikerisht per keto arsye kërkojme:

-Debat politik brenda partise për tejkalimin e kësaj situate; -Pergjegjési dhe llogaridhēnie nga mbajtésit e pushtetit ekzekutiv; -Apelojme qe te nderpritet “lufta” politike brenda llojit;

I-bējme thirrje anetarësisë dhe strukturave partiake që tê angazhohen nē evitimin dhe tejkalimin e këtyre dukurive dhe të kesaj situate;

-Kerkojme nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti që të shfrytëzoje autoritetin e vet politik dhe statutar për gjetjen e nje zgjidhje per ruajtjen e unitetit partiak, thuhet ne njoftim. /KlanMacedonia/

Emri dhe Mbiemri Nenshkrimi