Njohës të arsimit e vlerësojnë alarmante gjendjen.
Derisa greva në sektorin publik po vazhdon, njohës të arsimit vlerësojnë se po rrezikohet edhe humbja e vitit shkollor. Sipas njohësit të arsimit, Jonuz Salihaj, nëse humbasin një e treta e orëve mësimore mund të dështojë viti shkollor dhe pasojat do të jenë të pariparushme.
Duke pasur parasysh që 10 për qind e kalendarit mësimor është humbur, njohësi tjetër i arsimit Rinor Qehaja, mendon se nëse vazhdohet greva rrezikohet suksesi në këtë vit shkollor.
Njohësi i arsimit Jonuz Salihaj si zgjidhje e vetme për fillimin e vitit shkollor e sheh që prindërit e nxënësve të organizohen për të bërë zgjidhjen për 50 eurot e tjera të kërkuara nga Sindikata e Arsimit, që nuk ua ofroi Qeveria.
Deri më tash një numër i shkollave në nivel vendi kanë ndërprerë grevën, por shumica dërrmuese e shkollave vazhdojnë të jenë në grevë.