Publikohet fotoja e parë e vendit ku prehet Mbretëresha Elisabeth II

Pallati Buckingham ka publikuar ditën e sotme foton e parë të vendit ku është varrosur Mbretëresha Elizabeth II.

Fotografia tregon pllakën e varrit të vendosur në Kapelën Përkujtimore të Mbretit George VI, pjesë e kapelës së Shën Gjergjit, ku monarkja u varros të hënën.

Marketing

Ajo mban emrat e “George VI 1895-1952”, “Elizabeth 1900-2002”, “Elizabeth II 1926 – 2022” dhe “Philip 1921-2021”.

Pllaka e zezë e gurit, është vendosur në dysheme pasi ka zëvendësuar gurin e vjetër që kishte emrat George VI dhe Elizabeth të gdhendur me germa ari.

“Një pllakë varri është vendosur në ‘Kapelën Përkujtimore të Mbretit George VI’, pas varrimit të Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeth”, shkroi familja mbretërore në Tëitter.

Pas funeralit shtetëror të Elizabeth më 19 shtator, Mbretëresha Elizabeth II  u varros pranë burrit të saj të ndjerë, Philip.

Mbretëresha Elizabeth II vdiq më 8 shtator në moshën 96-vjeçare në Kështjellën Balmoral të Skocisë. Ajo mbretëroi për 70 vjet – më shumë se çdo monark tjetër i Mbretërisë së Bashkuar.