Referendumet e territoreve ukraineze të okupuara, Osmani: Nuk do t’i pranojmë, janë precedentë

Maqedonia e Veriut nuk do t’i pranojë referendumet e rajoneve të Ukrainës për t’ju bashkangjit federatës ruse. Sipas ministrit të jashtëm Bujar Osmani, kjo do të ishte precedentë,  rrezik  për sovranitetin e shteteve më të vogla  si dhe shkelje të parimeve të së drejtës ndërkombëtare.

“Atë çfartë ka bërë Rusia është shkelje direkte e parimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe arkitekturës së sigurisë evropiane. Nuk flas për ndonjë rrrezik konkret këtu në fqinjësi, megjithatë  shkelja e parimeve të së drejtës ndërkombëtare e vë botën në rrezik për luftra të reja, konflikte të reja dhe qasje të reja të llojit: shtetet e  mëdhaja të sulmojnë dhe aneksojnë shtete më të vogla… Ne nuk do t’i pranojmë rezultatet e referendumeve të këtilla.”, tha Bujar Osmani, ministër i jashtëm.
Fakti që në diskursin e përditshëm politik flitet për luftë nukleare, duhet të alarmohet i gjithë komuniteti ndërkombëtarë, tha Osmani,  duke shtuar se  edhe në shoqërinë tonë, një pjeseje të qytetarëve duhet t’ju sqarohet për dëmet e agresorit rus dhe çka do të thotë kjo për interesat nacionale.
“Fakti që lufta nukleare ka hyrë në diskursin e përditshëm të politikës, kjo është e rrezikshme në vetvete, pasi vetëm përmendja në këmbimet ditore të qëndrimeve politike në luftë nukleare është tejkalim i një barriere psikologjike që nuk ka qenë e mundur të kapërcehet në dekadat e fundit.”, tha Osmani.
Me ambasadën ruse në vend, Osmani tha se nuk zhvillon komunikime politike dhe s’ka raporte përveç atyre protokollare, që i bën shërbimi i Ministrisë së Jashtme.