Kompania e marketeve “Stokomak” përmes një njoftimit ka kërkuar falje të gjithë besimtarëve të fesë Islame, Agjencisë për Standard Halal në kuadër të BFI-së dhe Bashkësisë Islame për lëshimin e paqëllimtë të gjatë dizajnimit të ambalazhesh për Mish Gurmes dhe Narezakut të Viçit.
“Në të njëjtën kohë janë përpunuar të dy dizajnet me çka ka ardhur deri te gabimi i paqëllimtë gjatë vendosjes së shenjës së çertifikatës Hallall në narezakun që përmban mish të derrit.
Pas u vënë re ky lëshim i madh i dizajni i kontestuar i ambalazhës është larguar nga të gjithë marktetet tona dhe nuk shitet më”, njoftojnë nga kompania “Stokomak”.