Kovaçevski: Me subvencionimin e çmimit të rrymës, zvogëlojmë shpenzimin e qytetarëve për pesë herë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në përgjigje të pyetjes në parlament për krizën energjetike, theksoi se shteti ofron çmim të subvencionuar të rrymës, duke ulur kështu shpenzimet e qytetarëve për pesë herë. Gjithashtu, Kryeministri tregoi se po zhvillohen negociata intensive me vendet e huaja për të siguruar energji elektrike me çmime më të ulëta se çmimet e bursës.

Marketing

“Me Serbinë ka mundësi, por jo 100% sepse duhet të realizohet përmes marrëveshjeve shumëpalëshe sepse ne kemi një termocentral kogjenerues në pronësi private, jo në pronësi shtetërore, në territorin e vendit. Nëse Serbia arrin të sigurojë gaz më të lirë, ai gaz do të sillet dhe nëse arrijnë ta sjellin në Maqedoninë e Veriut, duke pasur parasysh se interkonektori i Zhidilovës është marrë me qira me kontratë afatgjatë nga GASPROM. Ai nuk është në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut, as të Bullgarisë, as të Serbisë, por të GASPROM Rusisë. Vetëm ata mund të japin leje se çfarë dhe sa gaz kalon nëpër tubacion. Nëse arrin ta bëjë këtë, do të thotë se një çmim më i lirë i gazit do të prodhojë një çmim më të lirë të energjisë elektrike, që normalisht do të jetë shkëmbim”, tha Kovaçevski.

Kryeministri theksoi se në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në përputhje me ligjin, ekziston një treg i rregulluar i energjisë elektrike dhe ekziston një treg i liberalizuar i energjisë elektrike. Tregu i rregulluar përfshin të gjitha familjet dhe të gjithë konsumatorët e vegjël, mbi 70,000 kompani.

“Ajo që kemi bërë në mënyrë shtesë  në tregun e rregulluar, që të mos ketë disbalancë, shkollat fillore dhe të mesme dhe qendrat shëndetësore të vendosen në EMV shitje për të marrë çmimin e energjisë elektrike që nuk është i furnizuesit përfundimtar gjegjësisht që është më e ulët se sa do të paguanin nëse nuk do të kishin furnizues”, tha Kovaçevski.

Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski, në lidhje me kontaktet e ofruara nga kryetari i VMRO-DPMNE Mickovski për sigurimin e rrymës së lirë, bëri thirrje që ato të dërgohen në Ministrinë e Ekonomisë për t’i shqyrtuar ofertat.

“Aty ka komisione, nuk i shikon vetëm një njeri, cilat janë kushtet e dorëzimit, cila është pika e dorëzimit sipas standardeve ndërkombëtare, cilat janë çmimet, disponimi nëse është mazut etj etj. Nëse është oferta më e mirë, është normale që ajo ofertë të pranohet”, tha Kovaçevski.

Për  menaxhimin e krizës energjetike, kryeministri tha se në periudhën e kaluar janë mbajtur takime në Sofje, Beograd dhe Greqi. Në këto takime u ra dakord që të mos ketë ndalim të importit të energjisë nga Greqia, sepse Greqia mund të ndalojë eksportin e linjitit, qymyrit dhe naftës, sepse i përdor ato për të prodhuar energjinë e saj. Nga ana e Bullgarisë, ekziston vullneti që një pjesë e tepricave të tyre të prodhuara në termocentralin bërthamor të dorëzohet përmes një kontrate direkte në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Por për faktin se Bullgaria ka detyrim ligjor sipas ligjit të saj që të gjitha tepricat t’i shesë përmes bursës, dhe çmimi në bursën bullgare është më i lartë se bursa KUPEX, ato duhet të kenë një ndryshim ligjor  dhe aktualisht nuk kanë një parlament që do të mundësonte një kontratë të drejtpërdrejtë për shitjen e energjisë elektrike bazë dhe miratim shtesë nga BE, sepse Bullgaria është një vend anëtar i BE-së.

Gjithashtu, kryeministri tregoi se janë duke u zhvilluar bisedime me kompaninë shtetërore energjetike të Turqisë, ku po kërkojmë edhe energji bazë dhe negociatat udhëhiqen nga Ministria e Ekonomisë, ndërsa kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë ku negociohet për energji dyfish më të lirë nga ajo në bursa.

“Duhet të ketë miratim nga qeveria Turke dhe sigurimin e objekteve ndërkufitare përmes të cilave ajo energji elektrike do të vijë në Maqedoninë e Veriut dhe kompanitë për të cilat po flasim në Maqedoninë e Veriut duhet të angazhohen për blerjen e asaj energjie elektrike duke pasur parasysh që ajo do të paguhet në avans nga shteti dhe do të duhet ta paguajnë për të mos mbetur e pashpenzuar në sistem.

Shumë transparente, në detaje me numra shumë të qartë e shpjegoj këtë disa herë. Ajo që është shumë e rëndësishme, çdo ndihmë në këto kushte është e mirëseardhur, askush nuk refuzon asgjë dhe nëse vërtet ka kontakte të tilla, këto janë adresat e EMVdhe ME”, tha Kovaçevski.