Rregullat e COVID në Kupën e Botës, Katari do kërkojë testet negative dhe maska

Tifozët që do të ndjekin Kupën e Botës Katar 2022 duhet të tregojnë një test negativ anti-COVID kur të mbërrijnë në vendin pritës, në kuadër të rregullave për të parandaluar përhapjen e virusit.

Marketing

Organizatorët njoftuan të enjten se të gjithë vizitorët nga mosha 18 vjeç e sipër duhet të shkarkojnë një aplikacion qeveritar që gjurmon lëvizjen e njerëzve dhe gjendjen shëndetësore të tyre, i quajtur “Ehteraz”.

Ndërkohë, fansat nga mosha 6 vjeç e sipër duhet të tregojnë rezultatin negativ nga një test PCR i marrë në 48 orë përpara mbërritjes, ose një test të shpejtë të kryer brenda 24 orëve.

Vaksinimi nuk është i detyrueshëm për 1.2 milion vizitorët që pritet të mbërrijnë për turneun, që zgjat nga 20 nëntori deri më 18 dhjetor.

Ndërkohë, maskat duhet të mbahen në transportin publik, përfshirë sistemin e metrove, që tifozët do të përdorin për të arritur 8 stadiumet në dhe përreth Dohas.

Organizatorët e Kupës së Botës thanë gjithashtu se kushdo që rezulton pozitiv ndaj testit do të izolohet në përputhje me rregullat e Ministrisë së Shëndetësisë.