Këto janë çmimet e reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,06% në raport me vendimin e datës 26.9.2022.

Marketing

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror. në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë rritje mesatarisht te benzina për 2,137 %, te nafta ka ulje për 0,689%, te vaji ekstra i lehtë ulja është për 0,854% dhe te mazuti ulja është për 1,990%.

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 2,542%.

Çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPERIT BS-95 rritet për 2,00 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i ЕUROSUPERIT BS-98 rritet për 2,50 den/litër.
Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-E V), të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (EL-1) dhe
të Mazutit М-1 SU nuk ndryshojnë.
Nga data 1.10.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 86,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 88,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 91,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 87,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 49,768 (denarë/kilogram)