“Fokus”: Me shkollë të mesme kryetarja e Haraçinës u bë inspektore në Doganë

Ish-kryetarja e Komunës së Haraçinës nga radhët e LSDM’së Milikije Halimi, është punësuar në Drejtorinë e Doganave në cilësinë e inspektores në Sektorin për kontroll dhe hetime, kanë konfirmuar për “Fokus”, nga Drejtoria e Doganave.
Zonja Halimi është punësuar në afat të caktuar, kurse në vend pune është me shkollë të mesme.

Marketing

“Milikije Halimi ka lidhur marrëdhënie pune në afat të caktuar në Drejtorinë e Doganave prej 01.10.2022, më bazë të Shpalljes publike për punësim me afat të caktuar, në vendin e punës inspektor në Sektorin për kontroll dhe hetime, me shkollë të mesme konform Rregullores për sistematizim, thonë burime nga Dogana, për “Fokus”.

Në rrjetet sociale ishte publikuar edhe foto e Milikije Halimit në facebook, ku ajo njoftonte se është punësuar Drejtorinë e doganave, por i njëjti postim tanimë është fshirë.