Wolverhamptoni e ka shkarkuar trajnerin Bruno Lage pas 16 muajsh në krye të klubit.
Wolvesi u mposht të shtunën nga West Hami 2:0 dhe vazhdon të mbetet në pjesën e poshtme të tabelës.
Wolvesi e ka fituar vetëm një dhe i ka humbur nëntë ndeshje nga 15-të të fundit në Premier League nën drejtimin e portugezit.
Lage e zëvendësoi në këtë post Nuno Espirito Santon në verën e kaluar, ndërsa e udhëhoqi skuadrën drejt vendit të 10-të në sezonin e tij të parë në krye të klubit.
Megjithatë, skuadra e tij kishte shënuar vetëm tri gola dhe ka marrë gjashtë pikë nga tetë ndeshjet e para të këtij sezoni.