Ali Ahmeti i dha lamtumirën e fundit Erdan Ramadanit: Humbje e madhe për të gjithë!

“Është dhimbje e madhe. Kemi ardhur ta ndajmë këtë dhimbje të madhe me prindëri dhe familjarët, me gjithë qytetarët e Kumanovës, për humbjen e këtij djali të ri, që i’u pre rrita. Humbja e tij i shkaktoi dhimbje të mëdha familjes, por edhe rrethit dhe shoqërisë”, u shpreh kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

Marketing

Trupi i pajetë i Erdan Ramadanit u gjet dje, gjashtë ditë pas aksidentit. Ekipet e ndërhyrjes dhe vullnetarët e lokalizuan trupin e tij, brenda ujërave të lumit Vardar në kilometrin e tretë nga vendi i aksidentit, përkatësisht në afërsi të kazermës së Tetovës.