Liverpool është kthyer te fitorja në Champions League.
Skuadra e Liverpool ka marrë tri pikë të reja në grupin e saj, duke mposhtur skuadrën e Rangers me rezultatin 2:0.
Ndeshja nisi mjaft mirë për ‘Reds’, të cilët kaluan në epërsi falë brilancës së Trent Alexander-Arnold.
Arnold shënoi nga gjuajtja e lirë, kur po luhej minuta e 7’.
Liverpool gjeti golin edhe një herë në pjesën e dytë, me anë të Mo Salah, i cili ishte i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Me këtë fitore, Liverpool shkon në gjashtë pikë për pozitën e dytë në grup, kurse Rangers mbeten pa pikë në pozitën e fundit