Kërcënimi bërthamor rus fut në “sherr” Macron dhe Biden

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka kritikuar homologun e tij amerikan, Joe Biden, i cili paralajmëroi se Putini mund të nisë “apokalipsin bërthamor”.

“Duhet të kemi kujdes kur flasim për çështje të tilla”, tha Macron, duke iu referuar armëve bërthamore.

Marketing

“Unë gjithmonë kam refuzuar të futem në këto “fërkime” politike dhe veçanërisht… kur flitet për armë bërthamore. Duhet të jemi të kujdesshëm”, shtoi Presidenti i Francës.

Biden ishte shprehur kështu pak ditë më parë: “Nuk na është dashur të përballemi me apokalipset që prej kohës së Kennedy dhe krizës së raketave nga Kuba. Por tani është një person që e njoh tepër mirë. Ai nuk po bën shaka, kur flet për përdorimin e mundshëm të armëve taktike bërthamore, biologjike ose kimike, pasi ushtria e tij, si të thuash, po ofron një paraqitje shumë më të ulët nga pritshmëritë”.