Koloninë e piktorëve, që po mbahet tanimë tre ditë me radhë dhe nën kujdesin kryetarit të komunës së Çairit Visar Ganiu, e konsideron si një kontribut të veçantë në evidentimin e vlerave natyrore, artistike, arkitektonike dhe të trashëgimisë kulturore të Shkupit e veçanërisht të Çarshisë sonë të bukur dhe pasqyrimin e tyre në art, në shërbim të promovimit të turizmit dhe forcimit të bashkëpunimit midis artistëve të vendeve të rajonit.
‘I uroj jetëgjatësi Kolonisë “Shkupi në Telajo” që po e mbajmë për të tretën herë me radhë në bashkëpunim me Institutin e Librit dhe të Promocionit me në krye z.Fatmir Toçi dhe shpresoj që numri i piktorëve pjesëmarrës do të jetë edhe më i madh vit për vit-shkruan Ganiu .